Ben Blushi sjell “Shqiptarë të Panjohur” – 3 vite rrugëtim në botën e fotografisë
Shqiptarët e zakonshëm, besnikë në jetën e tyre të përditshme dhe larg syrit të medias ishin personazhet që shkrimtari dhe fotografi Ben Blushi solli në një ekspozitë fotografie për publikun.
Kjo përmbledhje shkrepjesh nis rreth tre vite më parë, momente të cilat na e ri sjell vetë autori.
“Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë mund të merresha me fotografinë. Me siklet u martova një ditë kur nuk po shkruaja mirë apo nuk po shkruaja dot”, u shpreh Ben Blushi.
Blushi tregon për rrugëtimin e tij i cili siç thotë ai i ka shijuar shumë por për të cilin i është dashur të ecë gjatë.
“Ndryshe nga fotografitë klasike kur ti e merr njeriun në studio, këtu se ke këtë fat, njerëzit rrinë si të duan, vishen si të duan dhe ti duhet ti kapësh ata. Në kërkim të këtyre fotove mund të kem bërë mijëra kilometra nëpër Shqipëri duke takuar njerëz që nuk më kishte rënë rasti kurrë ti takoja”, u shpreh Blushi.
Fotografia e Blushit vjen për publikun falë një pune të gjatë, të palodhur dhe origjinale, si dhe një seleksionimi plot sqimë.
“Jam i bindur që kur të shihni të gjithë fillin e ekspozitës do më jepni të drejtë. Unë vij me shumë dëshirë për të qenë pjesë e kësaj shije dhe në këtë rast shija është ekselente”, u shpreh Rama.
Ekspozitën “Shqiptarë të panjohur”, të artistit Ben Blushi publiku i gjerë do të mund ta shijojë për një muaj në Qendra për Hapje dhe Dialog (COD).
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




