Presidentja e IOC, kundër përjashtimeve

Presidentja e re e IOC, Kërsti Konventri, ka deklaruar se është kundër përjashtimit të sportistëve, vendet e të cilëve janë në konflikte lufte. Pas këtyre fjalëve shpresojnë që Rusia dhe Bjellorusia të jenë prezente në Lojërat Olimpike Milano-Kortina 2026.
“Në parim jam kundër çdo përjashtimi: ajo që do të doja të bëja është krijimi i një task force që vendos udhëzime të qarta dhe të drejta për t’u përdorur me kritere objektive kur vendoset për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të sportistëve nga vendet e përfshira në konflikte”. Këto janë e Kirsty Coventry, pasi u zgjodh si presidente e IOC, në moshën 41-vjeçare, duke u bërë edhe gruaja dhe afrikania e parë në histori, në krye të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
E këto fjalë nuk ranë në vesh të shurdhër sidomos në Moskë. Një ndër pikat e para të programit të saj, është rikthimi i sportistëve rusë dhe bjellorusë në konkurrim në veprimtaritë ndërkombëtare dhe Olimpiadë. Ky projekt mund t’u (ri)hapë atyre dyert e asamblesë olimpike duke filluar nga Milano-Cortina 2026. Nuk është rastësi që Vladimir Putin ishte ndër të parët që e uroi atë për rezultatin e arritur në Costa Navarino.
Skenarët mund të ndryshojnë sidomos në ato disiplina në të cilat Rusia është tradicionalisht në krye të botës. Si psh, në patinazhin artistik, për të cilin Federata Ndërkombëtare e këtij sporti ka deklaruar se Rusia do të mund të marrë pjesë në garën e fundit kualifikuese për Lojërat, në shtator në Pekin, me përfaqësuesit e saj në secilën nga katër specialitetet.
Gjithashtu edhe ekipet kombëtare të hokejit në akull mund të kthehen. Megjithatë fjala e fundit i takon Coventry.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




