Bayern fiton me përmbysje, por… dëmtohet Musiala

Futboll Bota | 2 vite më parë

Situatë aspak e lehtë në shtëpinë e Bayern, i cili të martën e ardhshme do të përballet me Interin në shtëpi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e Bundesligës në fushën e Augsburgut, të fituar me përmbysje me rezultatin 3-1, një tjetër dëmtim ka ardhur për skuadrën e Kompany.

Jamal Musiala u dërgua jashtë fushës i ndihmuar nga dy anëtarë të stafit mjekësor të bavarezëve. Mesfushori sulmues i lindur në vitin 2003, i cili shënoi golin e barazimit të Bayernit, pasi Giannoulis kishte shënuar më parë për vendasit, pësoi një dëmtim muskulor në këmbën e majtë.

Kundër Interit, Bayern tashmë do t’i duhet të bëjë pa Davies, Upamecano dhe Ito, të cilët do të jenë jashtë për një kohë të gjatë, si dhe Neuer dhe Guerreiro, ka pak shpresa për t’i rikuperuar në kohë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme