NBA/ Stef Kërri fenomen, Jokiç dorëzohet përballë Golden Stejtit

Basketboll | 2 vite më parë

Pas paraqitjeve stratosferike në Memfis dhe Los Anxheles, Stef Kërri nuk është kursuer as përballë Nuggets. Numri 30 i ekipit të San Franciskos shënoi 36 pikë përballë Denverit duke dërguar kështu numrin e pikëve në tri takimet e fundit në 125.

Jokiç me shokë nuk mundën që të frenonin vrullin e Golden Stejtit, e cila fitoi me shifrat 118-104 duke konformuar kështu edhe një herë se do të jenë një ekip pretendent për të fituar titullin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme