Shpërndante doza kokaine në Tiranë, prangoset një shtetas tek rreth-rrotullimi i Rinasit

Policia e Tiranës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. Në përfundim të operacionit është vënë në pranga 1 shtetas që dyshohet se shpërndante doza kokaine, në Tiranë, si dhe janë sekuestruar rreth 107 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza dhe shuma parash (euro dhe lekë).
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi I. Rr., 26 vjeç, banues në Tiranë.”, njofton policia.
Operacioni
Në rreth-rrotullimin e Rinasit, pas mesnate, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. Rr. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe 3180 euro dhe 48 000 lekë.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




