FSHF njofton seleksionime në SHBA dhe Kanada, datat dhe procedurat e aplikimit

Federata e Futbollit do të organizojë për të tretin vit radhazi seleksionime me futbollistë shqiptarë të talentuar, vajza dhe djem, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Ky seleksionim, i kthyer tashmë në një traditë për komunitetin shqiptar në SHBA dhe Kanada, do të zhvillohet më 28 qershor 2025, në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY”, dhe do të fokusohet te lojtarët e vitlindjeve 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013.
Në këto seleksionime do të marrë pjesë edhe përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari, i cili do të ndjekë nga afër gjithë procesin me futbollistët shqiptarë të talentuar që jetojnë në SHBA dhe Kanada.
Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i talenteve të reja, që mund të jenë potencial i vlefshëm për ekipet kombëtare të moshave, si për vajzat ashtu edhe për djemtë. Për të marrë pjesë, të interesuarit duhet të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën e e-mailit, [email protected] ose [email protected] duke specifikuar: emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin në fushë, uebfaqen zyrtare të klubit, pasaportën që zotërojnë, si dhe një numër kontakti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




