Mashtrimet me vizat, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Kujdes nga agjencitë e rreme!

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve gjatë aplikimit për vizat amerikane. Ambasada Amerikane paralajmëron se nëse aplikimi plotësohet gabim nga këto agjenci, përgjegjës mbetet qytetari dhe viza mund të refuzohet ose të anulohet.
“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet. Kurseni paratë tuaja dhe shmangni mashtrimet, ne ofrojmë informacion se si ta plotësoni vetë aplikacionin tuaj falas”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, ambasada amerikane apelon që të shmangin konsulencat të cilat ofrojnë shërbim për vizat amerikane në këmbim të parave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



