Iliria shpallet kampione e Grupit A në Kategorinë e Dytë

Iliria është shpallur ekipi kampion i Grupit A në Kategorinë e Dytë. Në sezonin e ardhshëm, Iliria dhe AF Luftëtari do të garojnë në Kategorinë e Parë, si fituese të grupeve A dhe B në këtë edicion të Kategorisë së Dytë.
Skuadra nga Fushë-Kruja siguroi vendin e parë në Grupin A vetëm në javën e fundit, pas fitores 4-0 ndaj Adriatikut 2012. Tani AF Luftëtari dhe Iliria do të përballen në një ndeshje direkte për të përcaktuar kampionen e këtij sezoni në Kategorinë e Dytë.
Pas përfundimit të sfidës Adriatiku 2012 – Iliria, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin fitues të Grupit A. Kupa iu dorëzua skuadrës së Ilirisë nga Kryetari i SHRF Tiranë, Krenar Alimehmeti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




