Zgjedhjet- KQZ zbulon datat kur do të shpërndahen fletët e votimit në Europë dhe kontinentet e tjera

Aktualitet | 2 vite më parë

Ndërsa na ndajnë edhe disa javë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, Komisioni zgjedhor i Zgjedhjeve ka informuar qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mbi afatet për fletët e votimit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i KQZ, Ilirjan Ce;libashi ka bërë me dije se fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit, do të mbërrijnë në Europë nga datat 15 deri më 22 prill, ndërsa në kontinentet e tjera do të mbërrijnë nga data 15 prill deri më 25 prill.

Celibashi sqaron se pasi të merren fletët e votimit, qytetarët do duhet ta dërgojnë në KQZ brenda 3 ditësh.

Celibashi thekson se procesi nuk ka asnjë kosto, pasi kostoja e postës mbulohet nga KQZ.

“Fleta e Votimit do të vijë tek ju! Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT

Fletët e votimit do të mbërrijnë:

Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill

Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill

Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ”, shkruan Celibashi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme