Konkursi për zhvillimin e zonës së ish-Cirkut, Rama: Gur i rëndësishëm në transformimin e vendit

Aktualitet | 2 vite më parë

Gjashtë studio arkitekturore janë në garë për zhvillimin e zonës së ish-Cirkut. Kryeministri Edi Rama deklaroi se pesë nga këto studio janë të reja për publikun shqiptar, ndërsa shtoi se zhvillimi i rëndësishëm që do të kryhet në qendër të Tiranës, është një tjetër gur themeli për rrugën e re të vendit.

 “Zhvillim shumë i rëndësishëm në qendër të Tiranës. Kemi kërkuar që ky zhvillim ti nënshtrohet konkursit.

Jemi me një juri: prani e disa arkitektëve të jashtëzakonshëm që nuk janë thjesht të ftuar nga jashtë, por protagonistë të transformimeve të rëndësishëm të vendit në fushën e transformimit urban.

Është një tjetër gur i rëndësishëm që synojmë të vëmë në rrugën e re të vendit, një rrugë ku Tirana është lokomotiva e një transformimi epokal, falë edhe këtyre zhvillimeve që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm arkitektësh ndërkombëtarë”, deklaroi kryeministri Rama.

6 studiot që konkurrojnë për zhvillimin e zonës së ish-Cirkut:

COBE, Danimarkë

GO HASEGAWA & Assiciates, Japoni

GROUPWORK, Britani e Madhe

L’AUC, Francë

NIETO SOBEJANO, Spanjë

ARCHEA Associati, Itali

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme