Rusia mbështet armëpushimin në Ukrainë por Putini ka gjetur edhe një justifikim tjetër

Europë | 2 vite më parë

Duke fajësuar mungesën e progresit për “pakontrollimin e regjimit të Kievit”, Kremlini tha të hënën se presidenti rus Vladimir Putin mbështet idenë e një armëpushimi në Ukrainë, por disa pyetje mbetën pa përgjigje.

“Putini e mbështet idenë se nevojitet një armëpushim, por para kësaj duhet t’i përgjigjet një sërë pyetjesh,” u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Muajin e kaluar, Putin kishte thënë se Rusia mbështeti në parim një propozim të SHBA-së për një armëpushim në Ukrainë, por se luftimet nuk mund të ndërpriteshin derisa të përpunoheshin ose sqaroheshin një sërë kushtesh vendimtare.

Cituar nga Associated Press, Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, u shpreh “Këto pyetje janë të varura në ajër, deri më tani askush nuk u ka dhënë përgjigje”, shtoi ai.

“Një seri e tërë pyetjesh duhet të marrin përgjigje… Kjo lidhet me mungesën e kontrollit mbi regjimin e Kievit dhe paaftësinë e regjimit të Kievit për të kontrolluar veprimet e një numri njësive ekstremiste dhe nacionaliste që thjesht nuk i binden atij,” shpjegoi ai.

Presidenti rus ka thënë se çdo marrëveshje paqeje duhet të adresojë atë që Moska e sheh si shkaqet kryesore të konfliktit: në thelb një tërheqje e luftës midis Rusisë dhe Perëndimit për të ardhmen e Ukrainës dhe zgjerimin post-sovjetik të NATO-s drejt kufijve të Rusisë.

Dite më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Trump “nuk do të binte në grackën e negociatave të pafundme” me Rusinë për ofensivën e saj trevjeçare.

“Ne do të dimë së shpejti, brenda disa javësh, jo muajsh, nëse Rusia është serioze për paqen apo jo”, kishte thënë ai.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet e saj në Ukrainë. Kremlini, nga ana tjetër, deklaroi se udhëheqësi rus Vladimir Putin “mbështet idenë e një armëpushimi në Ukrainë, por së pari duhet t’i përgjigjet një sërë pyetjesh”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme