FSHF organizon turneun “UEFA Development” U-16 për vajza, kalendari i ndeshjeve

Evente Sportive | 2 vite më parë

Federata e Futbollit do të organizojë turneun zhvillimor “UEFA Development” U-16 për vajza, në datat 13 – 18 prill, në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia janë ekipet që do të marrin pjesë në këtë turne të rëndësishëm.

Ekipet do të grumbullohen më herët në Tiranë, ndërsa ndeshjet e para do të luhen më 13 prill. Shqipëria e vajzave do ta nisë këtë rrugëtim përballë Gjeorgjisë, në orën 15:00. Ndërkohë, ndeshja tjetër e grupit, Bullgari – Maqedoni e Veriut, do të zhvillohet në të njëjtën ditë, në orën 11:30.

Takimet e dyta janë programuar më 15 prill. Maqedoni e Veriut – Gjeorgji do të luhet në orën 11:30, ndërsa Shqipëri – Bullgari në orën 15:00.

Ndeshjet e treta dhe të fundit do të zhvillohen më 18 prill. Gjeorgjia do të përballet me Bullgarinë në orën 11:30, ndërsa Shqipëria me Maqedoninë e Veriut në orën 15:00. Të gjitha sfidat do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme