Mesazhet në Whatsapp ku kërkohet të votohet në një sondazh, ASK: Bëni kujdes, është mashtrim

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë përdorues të rrjetit social Whatsapp, të tregojnë kujdes në rastet kur iu vjen një mesazh që u kërkohet të votojnë në një sondazh.
Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ky është një mesazh mashtrues dhe për këtë arsye qytetarët duhet të bëjnë kujdes.
“‼️Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin Ëhatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, apelon AKSK.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



