E bujshme, Roberto Mancini rikthehet te Sampdoria

Futboll Bota | 2 vite më parë

Sampdoria është në krizë të thellë rezultatesh dhe pas disfatës në derbin e La Spezias, i afrohet gjithnjë e më shumë rënies në Serinë C, kur kanë mbetur edhe 6 javë nga përfundimi i  kampionatit.

Tensioni është i lartë: trajneri i Sampdorias  mbeti i bllokuar për orë të tëra në parkun e makinave “Picco”, i ruajtur nga policia.

Në Bogliasco tifozët ishin tashmë gjendje lufte, me mbishkrime kërcënuese drejtuar ekipit dhe klubit. Prandaj vendimi për të mos u kthyer në Genoa dhe për të shkuar direkt në grumbullim në funksion të ndeshjes së së shtunës së ardhshme në Marassi kundër Cittadellas.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur që të shkarkojnë trajnerin Leonardo Semplici. Pas 28 vitesh, rikthimi i bujshëm i Roberto Mancinit te Sampdoria si drejtues: objektivi është të shpëtohet skuadra, e cila është në zonën e rënies në Serie B.

Së bashku me Mancion vijnë edhe Evani, në rolin e trajnerit pas marrëveshjes së dështuar me Iachinin dhe Attilio Lombardo që do të jetë zëvendës-trajner.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme