Premier Liga kundër Mançester Sitit

Futboll Bota | 2 vite më parë

“Verdikti dërrmues” i parashikuar nga shtypi anglez përsa i përket çështjes ligjore të Premier Ligës kundrejt Mançester Sitit, mund t’i kushtojë shumë shprenjtë ligës angleze. Pasi gjyqi i parë u fitua nga Siti, Liga angleze u detyra të paguajë mbi 10 milion euro faturën ligjore. Por fundi i këtij gjyqi, i cili nuk ka ende një datë, duket se do t’i kushtojë mbi 20 milion euro Premier Ligës, pasi sipas gjasave gjithçka do të shkojë në favor të klubit anglez.

Kur një gjykatë e pavarur vendosi që tre elementë të rregullave të transaksioneve të konsideruara të paligjshme, në lidhje me huatë nga pronarët dhe aksionerët ndaj klubeve, dolën në favor të Manchester Cityt, duke shënuar një gol të rëndësishëm në betejën e tij ligjore me Premier Ligën angleze, fatura ligjore e kësaj të fundit duket se do të jetë tepër e lartë. 

Gazeta britanike The Times raporton se “Premier League mund të përballet me një faturë ligjore prej më shumë se 20 milionë paund pasi humbi pjesën e parë të mosmarrëveshjeve të saj me Manchester Cityn mbi rregullat e sponsorizimit”. Premier League bëri gjithçka për klubin e Mançesterit, duke i faturuar mbi 100 akuza për parregullsi financiare dhe shkelje të Fair Play Financiar, dhe Manchester City është kundërpërgjigjur.

Klubi pak ditë më parë, depozitoi një ankesë para një gjykate të pavarur duke pretenduar se liga angleze, si një organizatë, deformon konkurrencën duke favorizuar në mënyrë të padrejtë skuadra si Arsenal, Brighton, Everton dhe Leicester City, të cilat kanë përfituar nga huazimet masive nga pronarët e tyre. Ai gjithashtu pretendon një dështim nga Premier League për të përmbushur kërkesat e transparencës, objektivitetit, saktësisë dhe proporcionalitetit.

Ndaj përtej vrimës shumëmilionëshe që Manchester City po hap në llogaritë e Premierligës, kalojnë ditë, javë dhe muaj, ende nuk ka asnjë lajm për datën e vendimit të komisionit të pavarur në lidhje me “gjyqin e shekullit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme