Shqipëria, shanse për medalje

Shqipëria në Kampionatin Europian të mundjes për të rritur, që nga e hëna ka nisur në Bratislavë të Sllovakisë, tashmë ka shanse reale për medalje, të paktën në mundjen e lirë. Zelimkan Abakarov në peshën deri në 61 kilogram është për medaljen e bronztë, apo për vendet 3-5. Kurse Shermen Valiev në peshën deri në 74 kilogram për medaljen e artë. Abakarov fillimisht mundi me superioritet pikësh zviceranin Leutert.
Në raundin çerekfinal mundi 11-2 azerbajxhanasin Novruzov, kurse në gjysmëfinale u mund 2-5 nga armeni Harutiunian. Ndërkohë më rezultatit Shermen Valiev, i cili në raundin çerekfinal bullgarin Ramazanov, 10-0. Që do të thotë një fitore me superioritet pikësh. Ndërkohë në gjysmëfinale ka dominuar dhe ka mundur 6-0 azerbajxhanasin Novruzov. Dhe në finale do të jetë përballë mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes, Sidakov.
Ndërkohë Islam Dudaev në peshën deri në 65 kilogram nuk mori pjesë për arsye shëndetësore. Sakaq në mundjen për femra, kjo në peshën deri në 68 kilogram, do të jetë Albina Drazhi, kurse në mundjen greko-romake në peshën deri në 67 kilogram do të jetë Gjetë Prenga e në peshën deri në 77 kilogram Kevin Kupi. Gjithsesi e mërkura do të jetë kuqezi në podiumin e medaljeve të Kampionatit Europian për të rritur në mundje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




