Ter Shtegen dhe marrëdhënia me ulje dhe ngritje me Mesin: Jo gjithmonë kemi shkuar mirë!

Në podcast-it “Phrasenmäher” Mark-Andre Ter Shtegen ka pranuar se jo gjithmonë ka qenë një shok i mirë skuadre me Leo Mesin. Portieri gjerman ka pranuar se karakteri i të dyve ka bërë që në disa periudha të caktuara lidhja e tyre të mos ishte solide siç dukej nga ekrani.
“Në disa momente marrëdhënia jonë ishte e tensionuar. Unë mendoj se ai është një personazh i veçantë dhe se shikon apo motivohet nga gjëra, të cilat ne të tjerët nuk i shikojmë. Herë herë nuk kemi shkuar mirë pasi ai mund të mërzitej prej meje dhe unë prej tij”, pohoi gardiani gjerman i portës së Barcës, i cili është duke punuar për tu rikthyer sa më shpejt në aksion pas atij dëmtimi të rëndë në gju.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




