Zhvillimi i turizmit në Gjirokastër – Prenotimet, pritshmëri të larta për sezonin e ri

Aktualitet | 2 vite më parë

Gjirokastra vitet e fundit është kthyer në një trend turistik. Muaji prill duket se është një startim për sezonin e verës.

Kreu i dhomës së tregtisë, Maksim Hoxha u shpreh se pritshmëritë janë të larta dhe të kënaqshme pasi prenotimet kanë nisur herët.

“Sapo jemi futur në fillimet e sezonit turistik për vitin 2025. Para rezervimet e hershme kanë filluar të implementohen sipas datave të paracaktuara. Shpresojnë që të vazhdojnë”, tha Hoxha.

Risi për këtë vit janë kërkesat e shumta për akomodim në strukturat e hotelerisë dhe çmimet për vitin 2026 dhe 2027.

Sipas Hoxhës duhet kohë për prenotimet në vijim pasi po shikohet dhe ndryshimi i vlerës së euros.

“Kanë filluar edhe kërkesat për akomodim dhe për çmimet në vitin 2026-2027, për të cilat kemi lënë një kohë për ta menduar dhe për mos i dhënë menjëherë ato çmime pasi nuk dihet  si vijon kursi i eurors apo problematika të tjera”, tha ai.

Me zhvillimin që po merr turizmi vit pas viti po promovohen vlerat më të mira lokale të qytetit të gurtë.

Gazetare L.Fili 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme