Rama: Sot, Shqipëria është grua, më 12 maj zgjohet e gjitha rozë

Politikë | 2 vite më parë

Kreu i Partisë Socialiste ka marrë pjesë në takimin me gratë dhe vajzat socialiste në Teatrin e Operas dhe Baletit ku deklaroi se sot më shumë se kurrë Shqipëria përfaqëson gruan në radhë të parë.

“Jemi mbledhur në të 12 qarqet e vendit ku do të zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale për Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 Majit.  Shqipëria është grua, Europa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe nga bijat e Shqipërisë.

Mua nuk asgjë më shumë që më bën krenar për Partinë SocialisteS se sa fakti që kjo forcë politike mbështet fuqimisht nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Rama vuri në dukje se Partinë Socialiste në rang e mbështesin “56% e zgjedhësve gra dhe vajza, në qarqe të caktuara kjo mbështetje shkon deri në 65%. Te burrat dhe djemtë mbështetja është më e ulët te ne, se sa te gratë dhe vajzat”, theksoi Rama.

Kryesocialisti bëri edhe një parashikim për zgjedhjet e 11 majit, kur tha se një ditë më pas Shqipëria do të zgjohet e gjitha rozë ashtu si vetë ngjyra e grave dhe vajza dhe ngjyra e Partisë Socialiste.

“Në mëngjesin e 12 majit Shqipëria do të gdhihet në rozë që është ngjyra e grave dhe vajza por edhe që është ngjyra e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Partia Socialiste dhe fuqia e grave dhe vajza shqiptare nuk janë të ndërlidhur rastësisht me njëra-tjetrën. Kjo është një sinergji që është aktualisht shumë domethënëse sepse ka nisur të krijohet qysh 20 vjet më parë”, ka theksuar Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme