Bundesliga/ Në pritje të Bajern-Dortmund, Leverkusen barazon me Union Berlin dhe përgatitet për të humbur Alonson

Gjermani | 2 vite më parë

Pas pak minutash Bajerni dhe Borusia e Dortmund do të luajnë për herë të 137-të në Bundesligë duke bërë këtë duel më të luajturin që prej themelimit të kampionatit në fjalë.

Ky takim do të kishte një tjetër vlerë nëse në “BayArena” të Leverkusenit, ekipi i drejtuar nga Xhabi Alonso do të kishte bërë detyrën përballë Unionit të Berlinit.

Kampionët në fuqi kanë barazuar pa gola me formacionin berlinez, i cili është në mes të betejës për të mos rënë një kategori më poshtë.

Falë pikës së sotme ekipit mik renditet në vendin e 13-të me 34 pikë ndërsa Leverkusen mban vendin e dytë me 63 pikë, plot pesë më pak se Bajerni i Mynihut. Përpara takimit shefi i ekzekutivit i ekipit vendas, Fernando Karro u dha edhe një lajm të keq tifozëve, të cilët i përgatiti për largimin e mundshëm të Shabi Alonsos në fund të sezonit me destinacion Madridin. I pyetur nëse do të ndikonte humbja e Realit në Champions në sezonin e ardhshëm të Bajerit, Karro u përgjigj: “Do të kisha preferuar shumë që Realit të mposhte Arsenalin me një avantazh të konsiderueshëm golash”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme