Rama në Milano: Kemi vetëm një mandat për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të takimit elektoral me diasporën në Milano (Itali), nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale deklaroi se Shqipëria është vetëm një mandat larg për t’u bërë pjesë e Evropës.
“Dall’Italia con amore” (Nga Italia me dashuri). Përpara nesh kemi vetëm një datë, 11 majin, e pastaj kemi vetëm një mandat, për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Evropën”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, ku ndan edhe një video nga takimi në Milano.
Kryeministri Rama zhvilloi të dielën një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Milano, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ku theksoi rëndësinë historike të votës së shqiptarëve jashtë vendit.
“Është hera e parë në historinë e zgjedhjeve që ju keni mundësi të votoni pa pasur nevojë të vini në Shqipëri. Në vend që të vini ju tek ne, kemi ardhur ne tek ju. Dhe më vjen mirë që këtë zotim e kemi bërë realitet. Këto zgjedhje janë një udhëkryq mes një votimi politik për pastrinë që do të qeverisë në 4 vite dhe një votim historik përtej partive për Shqipërinë që në 4 vite ne mund ta bëjmë zonë anëtare të familjes së BE-së. Për herë të parë ne e kemi në dorë vetë fatin evropian të vendit,” tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




