Hapet thirrja për skemat kombëtare në bujqësi, aplikimet mbyllen më 30 maj

Ekonomi | 2 vite më parë

Ditën e sotme janë çelur skemat kombëtare të mbështetjes për bujqësinë në disa drejtime kryesore: mbështetja për gjedhët, në bletari dhe për subvencionimin e naftës.

Sipas të dhënave, interesi këtë vit është më i lartë, ndërsa numri i aplikantëve pritet të tejkalojë vitin e kaluar.

Fermerët e qarkut të Gjirokastrës kanë filluar të paraqiten pranë pikave të aplikimit, duke e shfrytëzuar këtë mundësi për të rritur prodhimin dhe cilësinë e punës në sektorin bujqësor.

“Kam aplikuar për dhen dhe dhi, 300 dhen dhe 150 dhi. Aplikoj prej tre-katër vitesh. Kam dalë përfitues në të gjitha. Na ndihmojnë pothuajse me gjysmën e shpenzimeve,” thotë një fermer i ri.

“Kam 10 lopë. Sot aplikoj për herë të parë. Mendoj se do fitoj,” thotë një tjetër fermer.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 30 maj. Procesi mund të bëhet pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ose nga interneti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme