Kosovë- Haxhiu: Do të jem sërish kandidate e Vetëvendosjes për kryeparlamentare

Kosovë | 2 vite më parë

Dështoi dy herë të zgjidhet nga Kuvendi, por deputetja e zgjedhur e LVV-së, Albulena Haxhiu, deklaroi se do të jetë sërish kandidate e propozuar për kryeparlamentare.

Haxhiu ka akuzuar partitë parlamentare se po mbajnë të bllokuar Kuvendin, pasi s’e mbështetën propozimin e Vetëvendosjes për Kryetare të Kuvendit.

“Së pari më lejoni të falënderoj 57 deputetë që më mbështetën që të jem kryetare e Kuvendit. Duhen edhe 4 vota. Pra, nga të gjithë deputetët, 61 duhet të jenë për mua. Siç e kuptuat, seanca u pezullua. Brenda 48 orëve u thirr seanca e radhës, Kuvendi nuk konstituohet pa u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët. Ne ishim gati të vazhdojmë me procedurat e mëtejshme, mirëpo, duket që opozita po e mban të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështet propozimin e VV-së. I përket VV-së ta bëjnë propozimin e radhës dhe do të jetë sërish emri i njëjtë, faleminderit”, ka theksuar Haxhiu.

Në dy votimet e bëra në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu mori vetëm nga 57 vota, nga 61 të nevojshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme