Moti – Temperaturat sot deri 28° C, priten reshje në relievet malore në lindje

Aktualitet | 2 vite më parë

Ditën e sotme mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Në orët e mesditës dhe pasdites, në relievet malore në lindje, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra këto reshje do të marrin formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 6 m/s, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 ballë në detet Adriatik dhe Jon.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 11 deri 24°C
  • në zonat e ulëta 10 deri 28°C
  • dhe në bregdet 13 deri 28°C

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme