Rama në Korçë, inspekton punimet në kantierin e kampusit të ri Universitar “Poli i Dijes”

Politikë | 2 vite më parë

Në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë po vijon ndërtimi i Polit të Dijes, një investim i rëndësishëm për studentët dhe pedagogët. Kryeministri Edi Rama, u ndal në kantierin e kampusit me një hapësirë prej 8500 metër katrorë.

Kryeministri Rama theksoi se kjo hapësirë do të ketë një infrastrukturë moderne me hapësira të bollshme për auditorë, laboratorë, bibliotekë, zyra e salla mbledhjesh dhe do ta çojë arsimin universitar të Korçës në një nivel të ri duke e bërë më konkurrues falë programeve të reja të ndërkombëtarizimit, dhe ngritjes së qendrave të kërkimit shkencor.

Kryeministri u ndal edhe në Spitalin Rajonal ku po ndërtohet një strukturë krejtësisht e re,  që do t’u shërbejë banorëve të qarkut të Korçës me standarde të larta cilësie. 

Kjo investim i ri do t’i përmirësojë gjithashtu punën e 71 mjekë dhe 236 infermierë, duke ofruar  shërbime në të gjitha specialitetet e nevojshme, si Urgjenca, Kirurgjia, Pediatria, Imazheria e të tjera.

Gazetare: Amela Koçerri   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme