Thyerja e armëpushimit në ditën e Pashkëve, Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për thyerjen e armëpushimit njëditor të Pashkëve të shpallur nga presidenti Vladimir Putin.
Të dyja palët që akuzojnë tjetrën për kryerjen e qindra sulmeve teksa Ukraina fajëson Putinin, ku presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia duhej të respektonte armëpushimin në ditën e Pashkëve, por në fakt ka vazhduar qindra sulme artilerie të shtunën mbrëma, duke i intensifikuar ato me më shumë edhe të dielën.
“Rusia nisi 46 sulme nga mesnata deri në orën 16:00. me orën lokale përfshirë me armë të rënda”, shkroi Zelensky në platformën e mediave sociale X.
“Ose Putin nuk ka kontroll të plotë mbi ushtrinë e tij, ose situata dëshmon se në Rusi, ata nuk kanë ndërmend të bëjnë një lëvizje të vërtetë drejt përfundimit të luftës dhe janë të interesuar vetëm për mbulim të favorshëm PR”, thekson Zelensky.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Ukraina e kishte thyer armëpushimin më shumë se 1000 herë, duke shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe duke shkaktuar vdekje në radhët e civilëve.
Ministria tha se forcat ukrainase kishin qëlluar në pozicionet ruse 444 herë, ndërsa kishte numëruar më shumë se 900 sulme me dronë ukrainas, duke përfshirë sulmet në Krime dhe në zonat kufitare ruse të rajoneve Bryansk, Kursk dhe Belgorod.
“Si rezultat, ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e popullatës civile, si dhe dëmtime në objektet civile” tha ministria.
Ushtria e Ukrainës bëri të ditur më herët të dielën se aktiviteti në vijën e frontit ishte ulur. Disa blogerë ushtarakë rusë thanë gjithashtu se aktiviteti i vijës së parë kishte rënë ndjeshëm.
Dështimi i dukshëm për të respektuar edhe një armëpushim të Pashkëve tregon se sa e vështirë do të jetë për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të arrijë qëllimin e tij për vendosjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme për t’i dhënë fund asaj që ai e quan “banjë gjaku” të luftës në Ukrainë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




