Tjetër incident në pistë, avioni me 300 pasagjerë shpërthen në flakë

Botë | 2 vite më parë

Rreth 282 pasagjerë në bordin e një avioni të Delta Air Lines u evakuuan duke përdorur një rrëshqitje emergjente pasi avioni mori flakë në një pistë.

Një motor i Fluturimit 1213 shpërtheu në flakë në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos të hënën në mëngjes pak para ngritjes së pritshme.

Incidenti ndodhi rreth orës 11:15, kur motori i një Airbus A330 mori flakë pak para nisjes për në Atlanta.

Në bordin e fluturimit 1213 ndodheshin 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, të cilët u evakuuan në mënyrë të sigurt përmes daljeve të emergjencës. Sipas kompanisë Delta, nuk ka raportime për persona të lënduar.

Zëdhënësit e linjës ajrore konfirmuan se ekuipazhi reagoi menjëherë dhe zbatoi me korrektësi procedurat e evakuimit, pasi flakët u vunë re në sistemin e shkarkimit të njërit prej motorëve.

FAA ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit, ndërsa ngjarja vjen në një periudhë me disa raste të ngjashme në aeroportet amerikane, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në sektorin e aviacionit

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme