Ndikimi i informalitetit turistik në ekonominë e Shqipërisë, ekspertja Polo: Qeveria ka marrë masat
Gjatë viteve të fundit, turizmi po bëhet një prej sektorëve më të rëndësishëm dhe në rritje për ekonominë e Shqipërisë.
Pedagogia e ekonomisë, Antoneta Polo, u shpreh se turizmi është rritur ndjeshëm duke arritur në 365 ditë të vitit.
“Dhe në rajonin e Gjirokastrës, turizmi është zhvilluar me ritme të shpejta. Madje kemi arritur që të kemi jo vetëm turizëm në sezonin e verës, por edhe në dimër. Në shifra më të pakta, por nuk ka pushuar ndonjëherë Gjirokastra së prituri vizitorë. Me ardhjen e pranverës kemi një rritje të madhe të numrit të turistëve, vendas dhe të huaj që vizitojnë këtë qytet“, tha Polo.
Turizmi ka fuqizuar në mënyrë të dukshme ekonominë e vendit, duke kontribuar në shtimin e të ardhurave dhe rritjen e shërbimeve. Ndërkohë që qeveria ka marr dhe masat e duhura për strukturat akomoduese që presin turistë ,të cilët janë kryesorët që ndikojnë në ekonominë e vendit.
“Të ardhurat që sigurohen nga turizmi dhe për të luftuar informalitetit, qeveria mori një masë përsa i përket vendosjes së shfrytëzimit në një përqindje të caktuar të kapacitetit të strukturave akomoduese, të hoteleve, bujtinave apo apartamenteve“ , nënvizoi ajo.
Turizmi për Shqipërinë është konsideruar si një industri në rritje, i cili duhet të promovohet përgjatë gjithë vitit dhe në momente të ndryshme të vitit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




