Lamtumira e fundit e Papa Françeskut, Serie A ndryshon kalendarin

Ministri i Sporteve dhe kreu i Komitetit Italian Olimpik kanë njoftuar se ditën e shtunë nuk do të mbahet asnjë aktivitet sportiv me rastin e ceremonisë së lamtumirës së fundit të Papa Françeskut.
Të shtunën e 26 prillit në program janë tre takime për tu luajtur dhe me shumë mundësi do të shtyhen për ditën tjetër, të dielën e 27 prillit .
Ndeshjet e shtyra të Serisë A:
15:00 Komo-Xhenoa
18:00 Inter-Roma
20:45 Lacio-Parma
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




