Qendër kërkimore-shkencore për mjedisin, Universiteti i Gjirokastrës merr mbështetjen e OSBE

Sociale | 2 vite më parë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri  dhe universiteti i Gjirokastrës kanë arritur në një marrëveshje shumë të rëndësishme që është ngritja e një qendre kërkimore shkencore për ambientin. Për rektorin Jaho Cana kjo qendër  do të jetë ndihmesë shumë e madhe për gjithë komunitetin ku jetojmë, por edhe për tu ardhur në ndihmë politikave të zhvillimit ekonomik të të gjithë bashkive të qarkut jugor.

“Kjo qendër kërkimore-shkencore do të ngrihet në bashkëpunim me këtë organizatë  ku do të ketë një komitet të koordinuar me përfaqësuese nga të dy palët. Objekt i kësaj qendre kërkimore do të jetë kryesisht ruajtja e ambientit pa prishur shkallën e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të gjithë qarkut të Gjirokastrës dhe veçanërisht të pellgut të lumit Vjosa”, u shpreh Jaho Cana, Rektor i universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.

Do të jetë e para e llojit të vet në Shqipëri dhe do të përfshihet i gjithë stafi akademik i universitetit të “Eqrem Cabej”.

“Do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për të gjithë komunitetin dhe mbi të gjitha për ti ardhur në ndihmë politikave të zhvillimit ekonomik të të gjithë bashkive të qarkut”, tha Cana.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së rolit të universitetit të Gjirokastrës si kontribuues aktiv në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme