Kos: BE do ndajë Ukrainën nga Moldavia në procesin e negociatave

Botë | 2 vite më parë

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin Marta Kos ka deklaruar se Bashkimi Evropian dëshiron të ndajë proceset e negociatave të anëtarësimit në lidhje me Moldavinë dhe Ukrainën në mënyrë që kjo e fundit të mos shohë vonesa për shkak të bllokimit nga Hungaria.

“Ne tashmë po e diskutojmë këtë (çështjen e ndarjes së integrimit evropian të Ukrainës dhe Moldavisë – red.) me shtetet anëtare. Asnjë vend nuk është kundër hapjes së grupit të parë të negociatave me Moldavinë. Shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje dhe do të jemi në gjendje të hapim jo vetëm grupin e parë, por të gjitha grupet këtë vit”, tha ajo, sipas tekstit të botuar në gjuhën ukrainase për REL.

Nga ana tjetër, kryeministri Denys Shmyhal shprehu besimin se Ukraina do të jetë në gjendje të hapë të gjashtë grupet në negociatat e anëtarësimit me BE-në që në fillim të këtij viti.

Në të njëjtën kohë, ministri për Çështjet e Bashkimit Evropian të presidencës polake të BE-së, Adam Szlapka, deklaroi më 10 prill gjatë forumit të biznesit Ukrainë-BE në Bruksel se Hungaria vazhdon të bllokojë fillimin e negociatave me Ukrainën nga grupi i parë dhe se shanset që ato të hapen deri më 30 qershor, kur mandati i presidencës polake të BE-së po mbaron, janë ulur ndjeshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme