Kasacioni i jep të drejtë Napolit, Hysaj duhet të dëmshpërblejë ish-skuadrën me 40 mijë €

Kasacioni i ka vendosur fjalën fund asaj që njihet si çëshjtja që ndau në dysh dhomat e zhveshjes së Napolit ku disa futbollistë u rebeluan dhe më 5 nëntor të 2019-ën nuk pranuan që të grumbulloheshin pas thirrjes së bërë nga klubi pas barazimit në Champions League (1-1 me Salcburgun).
Hysaj, i cili ishte njëri nga “rebelët”, nuk pranoi që të gjente gjuhën e përbashkët me klubin dhe për këtë motiv çështja e tij u dërgua në gjyq. Pas plot pesë vitesh e gjysmë më vonë drejtësia italiane mori një vendim sipas të cilit Hysaj ishte fajtor.
Tani shqiptarit i duhet që të dëmshpërblejë ish-skuadrën e tij me 40.000 mijë euro si dhe të paguajë të gjitha shpenzimet e gjyqeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




