Aksident në “Pogradec-Korçë”, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm (1 maj) në Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa po punohet për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.
“Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




