Rama në Sarandë: Vota për PS-në në 11 maji është votë për përmbushjen e një misioni kombëtar

Kryeministri Edi Rama nga Saranda, ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet e 11 majit, kërkoi mbështetje masive për Partinë Socialiste.
Ai theksoi se 11 maji është dita kur zgjedhësit do të zgjedhin takimin me historinë; rrugëtimin drejt Bashkimin Evropian.
Që në nisjen e fjalës së tij, Rama evidentoi një shqetësim që banorët e Sarandës kanë, atë të furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa tha se do të ketë një riinvenstim.
Duke i premtuar më shumë investime , Rama theksoi se, “Është bërë një investim për ujin, por ndërkohë që në zonat e tjera uji i pijshëm është stabilizuar, në Sarandë ndërkohë që u bë ai investim, janë shtuar shumë më tepër numri i konsumatorëve, edhe për shkak të turizmit, dhe është ulur furnizimi me ujë. Do bëjmë një ri investim, sepse po shohim projekte të tjera që do ta rrisin shumë cilësinë e turizmit në Sarandë. Do të ketë një sër projektesh të reja nga investitor dhe arkitekt që do ta rrisin shumë edhe cilësinë e turizmit por paralajmërojnë dhe prurje më të reja më të mëdha turistësh dhe vizitorësh. Kjo do të thotë më shumë ekonomi, më shumë të ardhura, më shumë investime nga bashkia”– tha Rama.
Ndaj, theksoi Rama, ajo që bën 11 majin një moment historik, nuk është se në 11 maj njerëzit do zgjedhim mes në paritë apo partive të tjera por është një mision kombëtar.
“Kjo është një mundësi, që zgjedhësi të takojë historinë. 11 maji është shumë i ngjashëm me 22 marsin e 1992, sepse vota ka një peshë shumë të madha se sa thjesht përpiqemi për një forcë apo forcë tjetër. Me 11 maj vota ka peshën e historisë, për përmbushjen e një misionin kombëtar, që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE”, theksoi Rama.
Sipas Ramës, për herë të parë, Bashkimi Evropian i ka vënë një afat për të përmbyllur negociatat dhe ky raste shtoi ai duhet shfrytëzuar me mençuri.
“BE na kanë dhënë një afat për tre vjet për të përmbyllur negociatat. Për kaq vjet, nuk i ka filluar dhe nuk i ka përmbyllur negociatat asnjë vend komunist”, tha ai.
Sepse 11 maji-vijon Rama, vota ka një peshë shumë më të madhe se sa thjesht pëlqimi për një forcë politike.
“Vota ka peshën e një përgjegjësie historike për të përmbushur një mision kombëtar. Është votë që lidhet me interesin tonë kombëtar që është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.”
Në këtë prizëm, ai theksoi se në asnjë palë zgjedhje nuk ka qenë kjo çështje e shtruar në rendin e ditës por ka qenë një çështje aspirate.
“Asnjëherë më parë, apo në zgjedhje të tjera nuk ka qenë e shtruar në rend dite, por ka qenë vetëm aspiratë. Që nga koha e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, një ëndërr e tij e nipërve të tij, stërnipërve e më pas, profeci që kaloi te rilindasit tanë që u bë amanet duke zgjedhur alfabetin, që ishte alfabeti latin dhe thanë se “dielli lind andej nga perëndon”, e lanë me shkrim, sepse ne duhet të ishim me Europën e jo Azinë. Pastaj ndodhën ato që ndodhën, fatkeqësi, ku shumë herë ne ia lënë fajin të tjerëve, Evropës, të jashtmeve, por po ta shohim me realitet, s’ia kanë bërë të huajt, atë që shqiptarët e mbrapshtë ia kanë bërë këtij vendi”, vijoi kryeministri.
Por që nga ajo histori e deri më sot, vijon Rama, shqiptarët nuk kanë vënë në dyshim se ne duam të jemi pjesë e BE.
“BE gjatë kësaj kohe ka pasur vetëm fjalët se një ditë do ishim me ta, por asgjë tjetër, dera ka qenë gjithmonë e mbyllur. Këtë herë u hap. Por ata nuk e mbajnë gjithmonë hapur. Ajo hapet kur të 27 bien dakord atje brenda, e jo kur ti troket, sepse ti mund të trokasësh sa të duash. E kur ti je gati, e kur ata janë gati për interesin e tyre. Kjo do të thotë se kanë krijuar vlerësimin dhe respektin dhe kanë krijuar mendimin ta japin shansin për të hyrë brenda”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




