“Asnjë koalicion me PS dhe PD”, Arlind Qori kërkon votën për opozitë të re

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Gjatë një interviste për RTSH, Arlind Qori, kandidati i Lëvizjes Bashkë, foli për platformën e tij qeverisëse dhe pozicionimin politik të kësaj force të re. Ai kërkon votën për të ndërtuar një opozitë të pavarur, larg partive të mëdha, dhe nënvizoi nevojën për përfshirjen reale të diasporës në jetën politike të vendit.

Në garën e 11 majit, ku shumica e partive synojnë pushtetin për të qeverisur, Lëvizja Bashkë kërkon votën e qytetarëve për të ndërtuar një opozitë të fortë dhe të pakorruptueshme. Arlind Qori prezanton një platformë për drejtësi sociale, refuzon bashkëpunimin me partitë e mëdha dhe thekson rolin vendimtar të diasporës në lëvizje.

Arlind Qori nuk e mohoi se Lëvizja Bashkë ka ngjashmëri ideologjike me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, por theksoi se konteksti politik në Shqipëri është i ndryshëm nga ai në Kosovë. Për bashkëpunimet e mundshme pas zgjedhjeve, Qori ishte i prerë.

Kandidati i Lëvizjes Bashkë pati kritika edhe për partitë e vogla, që sipas tij, janë klone të partive të mëdha.

Një vend të veçantë në intervistë zuri edhe çështja e diasporës, të cilës Qori i atribuon rolin themelor në mbështetjen e Lëvizjes Bashkë.

Në fund, Arlind Qori dha një mesazh për qytetarët, duke i ftuar të mos pranojnë më kompromiset e vjetra politike.

Gazetare: Rugova Dunisha

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme