Virc i ka treguar Alonsos planet për të ardhmen, zgjedhja e talentit është Bajerni!

Sipas “Bild” Florian Virc ka vendosur ekipin se ku do të vazhdojë karrierën. Talenti gjerman i Bajer Leverkusenit ka njoftuar Shabi Alonsosn se preferon që të luajë për Bajernin e Mynihut.
Për 21-vjeçarin alternativat nuk ishin të pakta pasi përveç Realit, ku pritet që të jetë Alosno pasuesi i Ançelotit, për talentin ishte i interesuar edhe Siti. Klubi anglez kërkon të nisi një cikël të ri dhe me largimin e De Bryjne në fund të sezonit po vlerëson të ndërhyjë në merkato për të gjetur një organizator të ri për ekipin.
Siç dihet prej vitesh Uli Hënes ka ruajtur marrëdhënie të forta me babain e Florian Virc, Hans-Joakim. Ky i fundit është menaxheri i lojtarit dhe ka vlerësuar se ardhmja e të birit do të ishte e sigurt në “Allianz Arena” ku talenti vlerësohet maksimalisht.
Bajerni ka gati për Virc një kontratë të nivelit të Musialës dhe Kejnit ndërsa edhe projekti sportiv nuk është i dytë karshi asnjë top-ekipi tjetër Europian.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




