Trump: SHBA do ndalojë sulmet ndaj Houthit

President Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndalojë fushatën e bombardimeve kundër Houthis në Jemen pasi grupi terrorist i tha atij se “nuk duan të luftojnë”.
“Ata thjesht nuk duan të luftojnë. Ne do t’i ndalojmë bombardimet”, u shpreh Trump.
Trump tha se bombardimet në objektivat Houthi do të ndalen “në mënyrë efektive dhe menjëherë”.
Nga ana e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio tha nëse grupi Houthi do të ndalojë sulmet ndaj anijeve, atëherë do të ndalen edhe sulmet amerikane.
“Nëse kjo do të ndalet, ne do të ndalemi” shtoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




