Begaj uron kancelarin e ri gjerman: Të forcojmë partneritetin mes dy vendeve tona

Presidenti Bajram Begaj ka uruar kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, ku thekson rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve.
Duke e cilësuar Gjermaninë si mik të besuar të Shqipërisë, Begaj shkruan se partneriteti mes dy vendeve do të forcohet edhe më tej gjatë mandatit të Merz.
“Urime Friedrich Merz si Kancelari i ri i Gjermanisë! Gjermania mbetet një mik i besuar dhe mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar në udhëtimin tonë evropian. I bindur se ky partneritet do të bëhet edhe më i fortë nën udhëheqjen tuaj!”, shkruan Begaj në rrjetin social X.
Lideri konservator Friedrich Merz u zgjodh kancelari i Gjermanisë në votimin e dytë në Bundestag. Merz arriti të grumbullonte 325 vota që i dhanë atij drejtimin e qeverisë gjermane, pas dështimit të raundit të parë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




