Analiza e punës në Prokurorinë e Fierit, në 2024 janë trajtuar 4.528 procedime penale

Aktualitet | 1 vit më parë

Hetimet mbi korrupsionin, sekuestrimi i pasurive bazuar në ligjin antimafie, krimet zgjedhore dhe veprat penale me të miturit viktima kanë qenë çështjet më të nxehta në punën e Prokurorisë Fier përgjatë vitit 2024.

Kryeprokurori i rrethit, Eljon Mustafaj, tha në analizë se ndonëse është punuar me 11 prokurorë nga 22 që duhet, për shkak të procesit të vetingut, kjo mangësi nuk ka ndikuar në performancë.

“Në respektim të rolit aktiv të prokurorit në drejtim të regjistrimit kryesisht të procedimeve penale, ku në Fier janë regjistruar 61 procedime penale dhe 4 procedime pasurore. Në këtë pikë mendoj se jemi larg pritshmërive dhe angazhimeve që kemi marrë përsipër, si dhe prioriteteve që kemi vendosur. Në këtë drejtim mendoj që ka ndikuar ngarkesa e lartë e punës,” u shpreh z. Mustafaj.

Aplikimi i hartës së re gjyqësore ka sjellë për pasojë rritje të numrit të dosjeve, për rrjedhojë edhe shtyrjen e shqyrtimit në kohë të tyre. Në total, mbeten 48 për qind e dosjeve që presin të punohen.

Gjatë vitit 2024 janë ndjekur dhe trajtuar 4.528 procedime penale, gjysma të mbartura nga viti i kaluar, ndërsa janë marrë nën hetim 1.576 persona, nga të cilët 1008 të pandehur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme