Proda: Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe reformat, thelbësore për modernizimin e Policisë së Shtetit

Proda: Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe reformat, thelbësore për modernizimin e Policisë së Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i pranishëm në konferencën e përbashkët me kursin e studimeve të larta të Ministrisë së Brendshme së Francës, prezantoi rolin dhe misionin e Policisë së Shtetit, strukturën organizative, si dhe reformat për modernizimin e saj.
Në konferencë morën pjesë dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku.
Në fjalën e tij gjatë konferencës, Proda theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndau sfidat me të cilat përballet Policia e Shtetit në përmbushje të detyrës ndaj qytetarëve.
“Policia e Shtetit ka kaluar dhe po kalon nëpër procese reformimi me qëllim rritjen e profesionalizmit, transparencës dhe besimit të publikut. Janë bërë përpjekje për modernizimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve si dhe përdorimin e teknologjisë moderne për hetim dhe kontroll në territor. Policia e Shtetit është një institucion kyç për funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e qytetarëve. Reformat e mëtejshme, profesionalizmi dhe bashkëpunimi me komunitetin janë thelbësore për përmirësimin e vazhdueshëm të këtij institucioni”, tha Proda.
Nallbati prezantoi operacionet e shumta të zhvilluara nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit
Nga ana tjetër, Drejtor Boshnjaku pasqyroi transformimin e Policisë Kufitare, si dhe rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse kundër krimeve kufitare.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes institucioneve të sigurisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



