Përplasen 4 automjete në Fier, 2 të plagosur dërgohen me urgjencë në spitalin rajonal

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “ Konferenca e Pezës” në Fier. Katër automjete janë përplasur me njëri- tjetrin, ku si pasojë dy persona janë lënduar.
Ata janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të shumëfishtë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




