Gjirokastra josh me arkitekturën, kthehet në destinacion të preferuar për turistët e huaj

Aktualitet | 1 vit më parë

E ndërsa verës po i afrohemi gjithnjë e më shumë, Gjirokastra po rikthehet si destinacion i preferuar për turistët nga e gjithë bota.

Kjo fundjavë solli një fluks të madh vizitorësh, të cilët vijnë për të shijuar jo vetëm historinë e pasur dhe arkitekturën unike, por edhe kulturën e gjallë dhe mikpritjen e ngrohtë të banorëve vendas.

“Kemi vizituar pazarin dhe kalanë dhe po na pëlqen jashtë mase shumë.“

“Është hera e parë që vij në Gjirokastër, por më pëlqen shumë. Shtëpitë e vjetra me arkitekturën e veçantë që kanë, pazari fantastik, njerëzit të dashur dhe mikpritës. Kam mbetur e impresionuar nga kjo vizitë.“

Me sezonin veror që po afron, pritshmëritë janë që Gjirokastra të vazhdojë të tërheqë vizitorë nga çdo cep i botës, duke u bërë një perlë e vërtetë e turizmit shqiptar në rajonin jugor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme