Ferma në Postribë vihet në karantinë pas zbulimit të rastit të parë me murtajë

Sociale | 1 vit më parë

Ishte alarmi i dhënë nga fermerët në Postribë të Shkodrës së bagëtitë e imëta po ngordhnin në masë, që vuri në lëvizjen e autoritetit veterinar për të kuptuar situatën.

Mostrat e mara të analizave zbuluan sëmundjen e Murtajës. Në këto kushte ferma u vendos në karantinë ndërsa është bërë eliminimi dhe groposja e të imtave.

“Nga përgjigja e laboratorit rezultoi që në fermë kishim të bënim me sëmundjen e murtajës tek ruminantët e vegjël. Pas kësaj, Shërbimi Veterinar ka marrë të gjitha masat duke e vendosur të gjithë fermën në karantinë. Ndërkohë ka dal dhe urdhri i ministrit i cili ndalon lëvizjen e këtyre kafshëve në territore të zonës 3-10 km”, u shpreh Sulejman Kullolli, Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Veteriner.

Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Veteriner në Shkodër mohoi faktin që mishi apo nënproduktet e fermës të kenë dalë në treg, megjithatë ai tha se kjo nuk është sëmundje që transmetohet nga kafsha tek njeriu.

“Kemi të bëjmë me një formë të vogël, prej 18 krerë dhi të cilat nuk kanë dal në treg. Shërbimi veterinar ushtron herë pas here kontrolle dhe nuk ka konstatuar ferma të tjera të sëmura”, tha Kullolli.

Në Shkodër dhe malësi të madhe nuk do të lejohet transportimi e as therja e të imtave deri në dalje të zonës nga karantina.

Gazetare: M. Gjoni   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme