Fier, temperaturat rrisin sëmundjet e lëkurës, rrezik për alergji e gjendje tumorale

Sociale | 1 vit më parë

Rritja e temperaturave dhe ekspozimi i gjatë në diell, kanë sjellë shtim të ndjeshëm të vizitave te dermatologët në Fier.

Çdo ditë, mbi 50 pacientë paraqiten në poliklinikë me probleme si alergji, infeksione apo sëmundje tumorale të lëkurës.

“Ka shtim të rasteve dhe shqetësues është numri i lartë i pacientëve me sëmundje tumorale. Duhet të shmanget ekspozimi në diell në orët e pikut në pishina merren infeksione të lëkurës”, u shpreh mjeku dermatolog, Ermal Sina.

Një tjetër problem që rëndon situatën është përdorimi pa kriter i kremrave pa konsultim mjekësor.

“Jo çdo krem është i përshtatshëm për të gjithë. Trajtimi duhet bërë sipas llojit të lëkurës dhe rekomandimit të mjekut”, tha Sina.

Përveç diellit, në Fier situatën e përkeqëson ndotja nga hidrokarburet.

“Fieri ka specifikë lëndët hidrokarbure njihen si faktor rrisku”, theksoi mjeku.

Dermatologët paralajmërojnë gjithashtu për kequshqyerjen si një tjetër faktor që ndikon negativisht në shëndetin e lëkurës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme