Presidenti Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

Rajon | 1 vit më parë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përkujtoi sot 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke e cilësuar atë si masakrën më të rëndë që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore. 

Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, Presidenti Begaj nënvizon se mbi 8 000 boshnjakë u masakruan nga ushtria serbe dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

“Jemi pranë familjeve që vijojnë të mbajnë dhembjen e thellë për njerëzit e tyre të dashur, viktima të këtij gjenocidi,” shkruan Presidenti Begaj, duke shtuar se Srebrenica, edhe pas tre dekadash, mbetet një kujtesë e gjallë për domosdoshmërinë e veprimit të përditshëm në shërbim të paqes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme