FOTO – Dy aksidente brenda pak orëve në jug të vendit, tre të plagosur

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak orëve në jug të vendit, ku për pasojë janë plagosur tre persona.
Në aksin Vlorë–Orikum, dy automjete u përplasën “kokë më kokë” si pasojë e një parakalimi të gabuar, ku njëra prej tyre përfundoi më pas në një kanal anash rrugës.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Vlorës. Sipas burimeve mjekësore, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu edhe në Fier është shënuar një aksident, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Aksidenti ndodhi në zonën e Libofshës, ku për pasojë janë plagosur dy persona.

Ata janë dërguar në Spitalin e Fierit, ku një nga të plagosurit ka marrë dëmtime të rënda dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidenteve.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




