Kontrabandonin karburant me autobot, 2 të arrestuar dhe një në kërkim!

Aktualitet | 1 vit më parë

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Liquid”, duke çuar në pranga dy persona të dyshuar për kontrabandë me lëndë hidrokarbure, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë B.D, 49 vjeç dhe M. M, 58 vjeç, të dy banues në Fier.

Në kërkim është shpallur shtetasi E. R., 34 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet të paligjshëm.

Sipas Policisë, autoboti i drejtuar nga B. D. është ndaluar në aksin Fier-Mbrostar, ndërsa transportonte lëndë hidrokarbure pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Fier-Mbrostar”, autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Hetimet treguan se ngarkesa ishte marrë nga një ambient në pronësi të M. M. dhe do të depozitohej në ambientin e E. R.

Nga veprimet hetimore rezultoi se autoboti ishte ngarkuar me lëndë hidrokarbure në një ambient në pronësi të shtetasit M. M. dhe se do të magazinohej në një ambient në pronësi të shtetasit E. R. 

Çështja i është kaluar Prokurorisë së Fierit, e cila do ta hetojë për veprat penale “tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “ruajtja dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme