Shqipëria U-17  në turneun “Syrenka Cup”, trajneri Tafaj fton 20 lojtarë

Kombëtarja | 1 vit më parë

Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin zyrtar në kuadër të pjesëmarrjes në turneun “Syrenka Cup”, që do të zhvillohet në Varshavë nga 4 deri më 9 shtator.

Trajneri Fatjon Tafaj ka ftuar 20 futbollistë për këtë turne, ku 13 prej tyre aktivizohen në kampionate jashtë vendit, ndërsa 7 të tjerë luajnë në kampionatin shqiptar.

Kuqezinjtë e vegjël do të përballen fillimisht me Poloninë, më 4 shtator në orën 16:00. Sfida e dytë është programuar më 6 shtator ndaj Norvegjisë në orën 13:00, ndërsa më 9 shtator, në orën 11:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të turneut kundër Rumanisë.

“Syrenka Cup” është një turne i përvitshëm ku marrin pjesë ekipe kombëtare U-17 nga Europa. Për kuqezinjtë, ky turne shërben si fazë përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë, “Estoni 2026”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme