Kombëtarja, gjithçka gati për sfidën me Letoninë

Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë në stadiumin “Air Albania”. Ekipi i drejtuar nga tekniku Silvinjo zhvilloi një seancë pa shumë ngarkesë fizike, duke u fokusuar te skema taktike dhe goditjet standarde. Sulmuesi Myrto Uzuni u stërvit për një pjesë të sesionit, ndërsa më tej vazhdoi i diferencuar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u stërvit e plotë.
Nesër, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur deri në orën 16:00 ditën e martë).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




