Asllani pas fitores me Letoninë: Na duheshin tri pikët, jam i lumtur

Mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani ka komentuar fitoren 1-0 përballë Letonisë ku arriti të vendosë firmën e tij duke shënuar nga pika e 11-metërshit.
“Emocion, ishte si një finale për ne. Na duheshin tri pikët, jam i lumtur për skuadrën. Dëmtimi? Mora një goditje, mendova se ishte i kuq. Mendova se mund të mos vazhdoja, por nuk ishte ndonjë gjë”.
“Shehu? Është një lojtar fantastik. Ka qejf të mbajë topin, luan me të dyja këmbët. Por kemi dhe Ramadanin dhe të tjerë, kemi lojtarë të fortë aty”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




